RAJONI
1 minuta leximi
Mucunski: Integrimi në BE i RMV-së, një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë
Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Mucunski bëri të ditur se së bashku me delegacionin e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski sot janë takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Bruksel.
Mucunski: Integrimi në BE i RMV-së, një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë
Mucunski: Integrimi në BE, një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë sonë
4 Nëntor 2025

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, tha se integrimi në Bashkimin Evropian (BE) mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë së vendit. 

Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Mucunski bëri të ditur se së bashku me delegacionin e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, sot janë takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Bruksel.

"Integrimi në BE mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë sonë", shkroi ai duke theksuar se në takim kanë riafirmuar angazhimin e tyre të fortë për zbatimin e reformave dhe për të avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

"Takimi konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën tonë evropiane dhe angazhimin tonë të përbashkët për rritje ekonomike, investime dhe përafrim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Unionit", shtoi Mucunski.

Ndërkaq, kryeministri Mickoski sot do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së, që do të bashkojë udhëheqësit e BE-së dhe të vendeve kandidate mbi çështjet për të ardhmen e integrimit evropian.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së