India dhe BE-ja nënshkruajnë dokumentin për marrëveshjen e tregtisë së lirë
Nënshkrimi u bë pas bisedimeve në nivel samiti midis kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, dhe udhëheqësve të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, të zhvilluara në Nju Delhi.
India dhe Bashkimi Evropian nënshkruan sot një dokument mbi përfundimin e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë (MTL), raportoi “Press Trust of India”.
Nënshkrimi u bë pas bisedimeve në nivel samiti midis kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, dhe udhëheqësve të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, të mbajtura në Nju Delhi.
Të dyja palët nënshkruan gjithashtu një marrëveshje partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe një pakt mbi një kornizë “gjithëpërfshirëse” për lëvizshmërinë.
“India sot nënshkroi marrëveshjen e saj më të madhe të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian prej 27 vendesh”, tha Modi në deklaratat e tij për mediat.
Sekretari indian i Tregtisë, Rajesh Agrawal, tha të hënën se India dhe BE-ja kishin finalizuar marrëveshjen e tregtisë së lirë.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht më vonë këtë vit dhe mund të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, tha Agrawal.
Sipas qeverisë indiane, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh tregtar i Indisë për mallra, me një vëllim tregtar dypalësh që arriti në rreth 136 miliardë dollarë gjatë viteve 2024–2025.