Putini zhvillon bisedë telefonike me Trumpin mbi negociatat me Ukrainën dhe situatën në Iran

Kremlini e quan bisedën njëorëshe “të drejtpërdrejtë, të hapur dhe konstruktive”.

By
Putini zhvillon bisedë telefonike me Trumpin mbi negociatat me Ukrainën dhe situatën në Iran / Reuters

Presidenti rus Vlladimir Putin zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump për ta diskutuar konfliktin në Iran dhe negociatat trepalëshe me Ukrainën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Ndihmësi i Kremlinit Yury Ushakov u tha gazetarëve se telefonata u iniciua nga Trump dhe zgjati rreth një orë, duke e përshkruar bisedën si të drejtpërdrejtë, të hapur dhe konstruktive.

Fokusi ishte situata rreth konfliktit me Iranin dhe negociatat trepalëshe në vazhdim për një zgjidhje të çështjes ukrainase, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve amerikanë.

Sipas Ushakovit, Trump përsëriti interesin e tij për një armëpushim të shpejtë dhe një zgjidhje afatgjatë për luftën në Ukrainë.

Dy liderët diskutuan gjithashtu Venezuelën dhe shprehën gatishmëri për të mbajtur komunikime të rregullta.