Izraeli emëron ambasadorin e parë në rajonin separatist të Somalisë
Ky veprim vjen pasi Tel Avivi njoftoi vendimin për ta njohur Somalilandin në dhjetor 2025.
Izraeli emëroi të mërkurën ambasadorin e tij të parë në rajonin e shkëputur të Somalisë, Somaliland, transmeton Anadolu.
Michael Lotem u emërua si ambasador jorezident për Somalilandin, tha Ministria e Jashtme izraelite në një deklaratë.
Lotem më parë ka shërbyer si ambasador në Kenia, Azerbajxhan dhe Kazakistan, sipas transmetuesit publik izraelit KAN.
Në dhjetor 2025, Izraeli njoftoi njohje të ndërsjellë me Somalilandin, një hap që u refuzua fuqishëm nga qeveria somaleze dhe u kritikua nga shumë vende në mbarë botën.
Somalilandi, i cili nuk ka marrë njohje zyrtare që nga shpallja e pavarësisë nga Somalia në vitin 1991, funksionon si një entitet administrativ, politik dhe i sigurisë de fakto i pavarur, ndërsa qeveria qendrore nuk arrin të ushtrojë kontroll mbi rajonin dhe udhëheqja e tij nuk ka arritur njohje ndërkombëtare të pavarësisë.
Qeveria somaleze refuzon ta njohë Somalilandin si shtet të pavarur, e konsideron atë pjesë integrale të territorit të saj dhe e sheh çdo marrëveshje apo bashkëpunim të drejtpërdrejtë me të si shkelje të sovranitetit dhe unitetit të vendit.