POLITIKË
2 minuta leximi
Macron: Zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor është kërcënim për shtetin palestinez
Duke folur në një takim në Paris, Presidenti francez bëri thirrje që të gjitha palët ta shmangin hapjen e një tjetër zone konflikti, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm dhe rindërtimin e Gazës.
Macron: Zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor është kërcënim për shtetin palestinez
Macron: Zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor është kërcënim për shtetin palestinez
9 Tetor 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të enjten se zgjerimi i shpejtë i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar përbën një “kërcënim ekzistencial” për shtetin e ardhshëm palestinez, duke e cilësuar këtë si të papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Duke folur në Paris në një takim që mblodhi ministra evropianë dhe arabë për të diskutuar rreth marrëveshjeve pas luftës në Gaza, Macron tha se ndërtimi i vendbanimeve “nxit tensione, dhunë dhe paqëndrueshmëri” dhe “bie drejtpërdrejt ndesh me planin amerikan të paqes dhe me ambicien tonë kolektive për rajonin”.

“Përshpejtimi i ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor paraqet një kërcënim ekzistencial për shtetin palestinez. Kjo nuk është vetëm e papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me objektivat e administratës së mëparshme amerikane, pasi rrezikon Marrëveshjet e Abrahamit”, tha Macron.

Ai bëri thirrje që të gjitha palët të shmangin hapjen e “një tjetër zone konflikti” ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm dhe për të rindërtuar Gazën.

“Duhet të qëndrojmë shumë vigjilentë ndaj situatës në Bregun Perëndimor”, tha ai, duke shtuar: “Vetëvendosja dhe krijimi i shtetit, uniteti i Gazës dhe i Bregut Perëndimor nën Autoritetin Palestinez, nuk duhet të mbeten objektiva të paqarta”.

Në këtë kontekst, shtoi ai, orët në vijim do të jenë vendimtare.

“Dua të theksoj para së gjithash se Izraeli, në këtë moment, duhet të miratojë këtë plan, i cili më në fund u ofron familjeve që në ankth çnjerëzor presin të dashurit e tyre një mundësi për ribashkim, ndërsa i ofron popullit izraelit një perspektivë të re përtej një lufte të pafundme”, tha Macron.

Ai theksoi se marrëveshja historike e arritur mbrëmjen e djeshme në Sharm el-Sheikh, që sipas tij pason “dy vite vuajtjesh të padurueshme”, duhet të hapë rrugën drejt një armëpushimi të përhershëm, lirimit të të gjithë pengjeve dhe sigurimit të menjëhershëm të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

Macron gjithashtu konfirmoi përkushtimin e Francës ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe mbështetjes për planin e armëpushimit të mbështetur nga ShBA-ja, që e synon stabilizimin e Gazës dhe avancimin e një zgjidhjeje politike që çon drejt bashkëjetesës paqësore në rajon.

“Presidenti Trump ka përcaktuar një kurs ambicioz për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Ky angazhim është thelbësor dhe ne jemi këtu për ta mbështetur këtë vizion, një vizion të armëpushimit të qëndrueshëm dhe të stabilizimit të Gazës”, tha ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Nju Jorku zgjedh myslimanin Zohran Mamdani si kryetar bashkie
Sondazh: Mbështetja publike për Trumpin ra në 37 për qind gjatë mandatit të tij të dytë
Trump: ShBA-ja do të jetë “e përfshirë” për të ndihmuar Netanyahun me akuzat e tij ligjore
Holanda voton sot për përbërjen e re të parlamentit
Von der Leyen: Shkeljet në hapësirën ajrore dhe territorin evropian “nuk do të tolerohen”
Zelenskyy: Ukraina ka nevojë për mbështetjen e Europës për 2–3 vitet e ardhshme të luftës
Senatori amerikan thotë se “ditët e presidentit venezuelian janë të numëruara”
Istanbuli, mikpritës i raundit të dytë të bisedimeve Pakistan - Afganistan
Britania dhe Gjermania do të kryejnë patrullime të përbashkëta për të kundërshtuar nëndetëset ruse
Ankaraja në koordinim me Amanin dhe Kajron për armëpushimin dhe ndihmat në Gaza
Ukraina i drejtohet mekanizmit të reagimit emergjent të NATO-s për ndihmë
Putin: Rusia nuk do të përkulet kurrë ndaj presionit të ShBA-së
Trump paralajmëron Izraelin: Nëse anekson Bregun Perëndimor, humbet gjithë mbështetjen e ShBA-së
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të rënë në kuadër të marrëveshjes
ShBA-ja i bën thirrje KS-OKB-së t'i mbështesë përpjekjet për t'i lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë
Nicolas Sarkozy shkon në burg, një precedent historik për një president francez
Presidenti i ShBA-së: Armëpushimi në Gaza mbetet në fuqi pavarësisht sulmeve izraelite
Trump: Ukraina duhet të “ndalet në vijat e frontit” dhe t’i japë fund luftës me Rusinë
Fidan: Asnjë legjitimitet politik në Greqi s’mjafton për zgjidhjen e problemeve me Türkiyen
Maqedonia e Veriut zhvillon zgjedhjet lokale, mbi 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote