| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëria e Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në BeH
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, dhe ministri Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, kanë shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit të helikopterit të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë dhe solidaritet me Italinë.
Shqipëria e Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në BeH
Shqipëria e Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it në BeH./Reuters

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shprehur solidaritet dhe ngushëllime pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak italian të angazhuar në misionin EUFOR Althea në Bosnjë e Hercegovinë.

Në një postim në platformën sociale X, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, tha se është thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik me helikopterin ushtarak.

“Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të lënduarit”, shkroi Nufi, duke theksuar se në këtë moment zie, Shqipëria qëndron pranë Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura, në shenjë solidariteti të sinqertë dhe miqësie të thellë.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, shprehu pikëllimin e tij të thellë për aksidentin tragjik me helikopterin e EUFOR-it pranë Brçkos, në Bosnjë e Hercegovinë, që rezultoi me viktima.

Ai u shprehu ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, si dhe qeverisë dhe popullit të Italisë, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë dhe të plotë.

“Në këtë moment të vështirë, Maqedonia e Veriut qëndron në solidaritet me Italinë, mikun dhe aleatin tonë në NATO, si dhe me të gjithë personelin e EUFOR-it të angazhuar për paqen dhe stabilitetin në Bosnjë e Hercegovinë”, shkroi Mucunski në X.

Ndryshe, sipas njoftimeve zyrtare, të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar pasi një helikopter ushtarak italian i misionit EUFOR u rrëzua në Brçko, në veri të Bosnjë e Hercegovinës, gjatë një operacioni rutinë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Përfaqësitë turke në rajon organizojnë pritje për 103-vjetorin e Republikës së Türkiyes
Helikopter i EUFOR-it rrëzohet në Bosnjë e Hercegovinë,tre të vdekur dhe 12 të lënduar
Shiroka Pula dhe Kurti pritën në takim Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Grynkewich
Ministri bullgar i Mbrojtjes: Dronët që goditën anijen në Detin e Zi erdhën nga lindja
Presidentja Shiroka-Pula priti në takim zv/kryeministrin Damka
Kuvendi i Shqipërisë përfshihet nga tensionet, opozita bllokon foltoren dhe ndez flakadanë
Shqipëria mesazh urimi për 103-vjetorin e Republikës së Türkiyes
Mucunski: Mbështetja e Sllovakisë për integrimin evropian të Maqedonisë ka rëndësi të veçantë
Kuvendi i Kosovës diskuton për dhunën ndaj grave dhe dështimet e institucioneve
Kosovë, FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë "Unimog 5T"
Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit tashmë në celular në Maqedoninë e Veriut
"Dosja: Flutura" shfaqet në Shkup
Prishtinë, qytetarët protestojnë nën moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie shumë të veçantë
Kosova miraton tri projektligje për marrëveshjet e bashkëpunimit juridik me Suedinë
Sulmuesi u vra me armë zjarri pasi goditi me thikë policin që ruante Ambasadën e Izraelit në Serbi
Shqipëri, vazhdon në ditën e 15-të protesta e thirrur nga studentët
Mickoski në takim me kryeparlamentaren Haxhiu: Dialogu i hapur për stabilitet rajonal
INSTAT-i: Aksidentet rrugore në Shqipëri shënuan rritje gjatë periudhës janar–shtator