LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Kolonët e paligjshëm izraelitë punojnë tokat bujqësore palestineze në Hebron për t’i pushtuar
Jabir Tamizi, kryetari i bashkisë Idna në Hebron, tha se dhjetëra palestinezë mbërritën në zonë për të protestuar, por forcat izraelite që mbështesin kolonët qëlluan me gaz lotsjellës dhe granata tymuese për t'i shpërndarë.
Kolonët e paligjshëm izraelitë punojnë tokat bujqësore palestineze në Hebron për t’i pushtuar
Kolonët e paligjshëm izraelitë punojnë tokat bujqësore palestineze në Hebron për t’i pushtuar
3 Nëntor 2025

Kolonët e paligjshëm izraelitë kanë lëruar qindra dunum tokë bujqësore në pronësi të palestinezëve në qytetin Hebron, siç thuhet, në përgatitje për t'i pushtuar këto toka.

Jabir Tamizi, kryetari i bashkisë Idna në Hebron, për Anadolu tha se kolonët përdorën traktorë për ta lëruar tokën bujqësore që u përkiste banorëve palestinezë me qëllim që ta marrin atë.

Ai tha se dhjetëra palestinezë mbërritën në zonë për të protestuar, por forcat izraelite që mbështesin kolonët qëlluan me gaz lotsjellës dhe granata tymuese për t'i shpërndarë.

Tamizi i dënoi veprimet duke i quajtur ato "një sulm ndaj pronës private palestineze" dhe theksoi se toka është trashëguar nga paraardhësit e tyre dhe nuk do të braktiset.

Sipas Komisionit për Rezistencë ndaj Kolonizmit, kolonët e paligjshëm izraelitë kryen 7.154 sulme ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë dy viteve, të cilat rezultuan në vdekjen e 36 palestinezëve dhe migrimin e detyruar të 33 komuniteteve beduine.

Sulmet izraelite janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 1.065 palestinezë dhe duke plagosur gati 10 mijë të tjerë.

Në një opinion historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli
Vazhdojnë operacionet e kërkimit në Gaza për trupat e pengjeve izraelite
Izraeli vazhdon ta shkelë armëpushimin në Gaza
Hetim i ri: Izraeli neglizhoi paralajmërimet e 7 tetorit
Vriten 2 të rinj palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor
Artisti palestinez pasqyron jetën e popullit të Gazës nën sulmet izraelite
Erdoğan: Izraeli kërkon justifikime për t'i rifilluar masakrat në Gaza
Ushtria izraelite: Hamasi ia dorëzoi dy pengjet tona Kryqit të Kuq
Franca dhe Spanja kërkojnë reformën e vetos së OKB-së për të siguruar drejtësi në Gaza
Hamasi do t'i dorëzojë trupat e dy pengjeve izraelite nën armëpushimin në Gaza
Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Gaza është një pjesë e Palestinës
Mjekët pa Kufij: Shkelja e armëpushimit “vazhdojnë” gjenocidin në Gaza
Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënon rrëzimin e qeverisë nëse ndalet lufta në Gaza
Hamasi mban Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza
Çekia dëbon ushtarin izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza dhe Liban
Izraeli ndalon vizitat e Kryqit të Kuq për të burgosurit palestinezë
Gjatë luftës 18-muajshe në Gaza, 279 tentativa për vetëvrasje midis ushtarëve izraelitë
Greqi, protesta kundër anijes me turistë izraelitë në portin Patras
Ushtria izraelite pretendon se është rikthyer në armëpushim pas vrasjes së mbi 100 civilëve në Gaza
Vriten 63 palestinezë, përfshirë 24 fëmijë në sulmet izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit