| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan dhe Putin diskutojnë mbi marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe sigurinë në Detin e Zi
Presidenti turk tha se vendi i tij është gjithmonë i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet që synojnë nisjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Erdoğan dhe Putin diskutojnë mbi marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe sigurinë në Detin e Zi
Erdoğan dhe Putin diskutojnë mbi marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe sigurinë në Detin e Zi / َAA

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vlladimir Putin gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes në platformën turke të mediave sociale NSosyal njoftoi se Erdoğan theksoi rëndësinë e përpjekjeve për ta garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi.

Ai tha se Türkiye është gjithmonë e gatshme të kontribuojë në përpjekjet që synojnë nisjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë bisedës, Erdoğan gjithashtu e uroi Putinin për ditëlindjen e tij dhe për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet për Dumën e Shtetit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë