Avioni me 150 pasagjerë që kërkuan evakuim nga Lindja e Mesme mbërrijnë në Zagreb

Në avionin e kompanisë Croatia Airlines nga Riadi, përveç të tjerëve, udhëtuan edhe pesë shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, nga katër shtetas nga Gjermania, Çekia dhe Italia, si dhe tre shtetas të Kanadasë.

By
Avioni me 150 pasagjerë që kërkuan evakuim nga Lindja e Mesme mbërrijnë në Zagreb / TRT Balkan AL

Një avion nga Riadi i Arabisë Saudite me 150 pasagjerë, mes tyre 123 shtetas kroatë dhe 27 të huaj, ka ateruar të shtunën në mbrëmje në Zagreb.

Me fluturimin e fundit të riatdhesimit nga Lindja e Mesme janë kthyer shtetas kroatë nga Katari, Kuvajti, Bahreini dhe Arabia Saudite, të cilët ndodheshin në këto vende në momentin e shpërthimit të luftës amerikano-izraelite me Iranin.

Në avionin e kompanisë Croatia Airlines nga Riadi, përveç të tjerëve, udhëtuan edhe pesë shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, nga katër shtetas nga Gjermania, Çekia dhe Italia, si dhe tre shtetas të Kanadasë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë në rrjetin social X.

Deri më tani, në Kroaci janë kthyer më shumë se 700 shtetas me dy fluturime të Croatia Airlines dhe tre fluturime çarter të organizuara nga Qeveria përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane dhe Ministrisë së Detarisë, Transportit dhe Infrastrukturës.

Autoritetet kroate bëjnë të ditur se në Lindjen e Mesme kanë mbetur vetëm rezidentët, pra ata që jetojnë dhe punojnë atje, ndërsa janë riatdhesuar të gjithë shtetasit kroatë që ndodheshin në atë rajon në momentin e përshkallëzimit të konfliktit dhe që kërkuan evakuim.