Agjencia detare britanike: Një anije u godit nga një predhë pranë ishullit Kish të Iranit
UKTMO-ja thotë se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt, nuk raportohet dëmtim mjedisor.
Një anije kontejnerësh u godit nga një predhë e paidentifikuar rreth 25 milje detare në jug të ishullit Kish të Iranit, tha të martën institucioni Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
UKMTO-ja tha se mori një raport të vonuar për incidentin, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin të sigurt.
Incidenti ka shkaktuar dëme, por nuk është raportuar asnjë dëm mjedisor, tha agjencia.
UKMTO-ja këshilloi anijet në zonë të veprojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.
Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar të shpërthejnë që kur Izraeli dhe ShBA-ja nisën një ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem të atëhershëm, Ajatollah Ali Khamenei. Autoritetet iraniane nuk e kanë përditësuar numrin e viktimave ditët e fundit.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë dhe duke dëmtuar tregjet globale dhe aviacionin.