Pentagoni u drejtohet kompanive të automjeteve të rrisin prodhimin e armëve
Duke cituar burime "The Wall Street Journal" raportoi se administrata e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dëshiron që prodhuesit e automjeteve në veçanti të luajnë rol më të madh në prodhimin ushtarak.
Zyrtarët e Pentagonit kanë zhvilluar bisedime me prodhuesit kryesorë të automjeteve dhe prodhues të tjerë në një përpjekje për të rimbushur rezervat e municioneve në rënie.
Duke cituar burime "The Wall Street Journal" raportoi se administrata e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dëshiron që prodhuesit e automjeteve në veçanti të luajnë rol më të madh në prodhimin ushtarak.
Në këtë kontekst, zyrtarët e Pentagonit u takuan me drejtues të lartë të industrisë së automobilave, përfshirë drejtorin ekzekutiv të "Ford Motor"-it, Jim Farley si dhe kryetaren dhe drejtoreshën ekzekutive të "General Motors" (GM), Mary Barra.
Sipas burimeve, lufta në Iran dhe mbështetja për Ukrainën kanë ulur rezervat e municioneve amerikane dhe për këtë arsye Pentagoni po shqyrton përfshirjen e kompanive të automjeteve në këtë proces.