| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Lufta në Gaza nxit rritjen e islamofobisë në ShBA: Raport
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike raportoi 7,4% rritje të diskriminimit dhe sulmeve kundër myslimanëve në ShBA nga lufta e Izraelit në Gaza.
00:00
Lufta në Gaza nxit rritjen e islamofobisë në ShBA: Raport
Lufta në Gaza nxit rritjen e islamofobisë në ShBA: Raport / AA
11 Mars 2025

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), një nga grupet më të mëdha të të drejtave civile myslimane në ShBA, raportoi një rritje prej 7,4% të incidenteve të diskriminimit dhe sulmeve kundër myslimanëve pas luftës izraelite në Gaza.

Në një raport të lëshuar të martën mbi incidentet e vitit të kaluar, CAIR vuri në dukje se 2024 pati numrin më të madh të ankesave për incidente antimyslimane dhe antiarabe, me gjithsej 8.658 ankesa.

“Gjenocidi ndaj Gazës i mbështetur nga ShBA-ja ka shkaktuar një valë islamofobie në ShBA për vitin e dytë me rradhë”, thuhet në raport.

Diskriminimi i punësimit përbënte 15,4% të ankesave, i ndjekur nga çështjet e emigracionit dhe azilit me 14,8%.

Ankesat që përfshijnë diskriminim ndaj studentëve myslimanë dhe palestinezë përbënin 9,8%, ndërsa krimet e urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve përfaqësonin 7,5%.

Raporti identifikoi sulmet e Izraelit në Gaza si faktorin kryesor të rritjes së incidenteve.

Ai gjithashtu theksoi se islamofobia, ndjenjat antiarabe dhe antisemitizmi ishin rritur të gjitha në ShBA.

Ai përmendi raste kur akademikët dhanë dorëheqjen nën presion dhe studentët u hetuan për pjesëmarrje në protestat propalestineze, duke argumentuar se këto veprime kërcënonin lirinë e shprehjes.

Arrestimi i Mahmoud Khalil, një banor i përhershëm ligjor në ShBA dhe i sapodiplomuar në Universitetin Columbia, i cili ndihmoi në udhëheqjen e një kampusi propalestinez kundër luftës në prill 2024, u theksua si një rast tjetër i veprimeve islamofobike dhe anti-arabe. 

Raporti iu referua gjithashtu edhe vdekjes me thikë të tetorit të 2023 të një fëmije palestinezo-amerikan 6-vjeçar, me autorin e dënuar për një krim urrejtjeje.

Gjatë viteve të fundit, ushtria izraelite ka kryer bastisje të rregullta në Bregun Perëndimor, të cilat janë përshkallëzuar me fillimin e luftës në Gaza më 7 tetor 2023. Palestinezët gjithashtu janë sulmuar dhunshëm nga kolonët e paligjshëm izraelitë. Të paktën 934 palestinezë janë vrarë dhe mbi 7.000 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.


BURIMI:AA