Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për kryeartin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë ka njoftuar se ka vendosur që të lë në fuqi masën në fjalë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GjPAKKO).
GjPAKKO-ja vendosi më 13 mars 2025 lënë në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GjKKO).
Çështja u rikthye për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i kërkonte Gjykatës së Lartë të arsyetonte pretendimet e Veliajt për joproporcionalitetin e masës së sigurisë.
Kryebashkiaku Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.

























