Sipas vendimit të nënshkruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Türkiyes dhe Ukrainës, e nënshkruar në Kiev më 3 shkurt 2022, hyri në fuqi më 1 tetor 2026.
Türkiye ka njoftuar zyrtarisht datat e hyrjes në fuqi të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare që përfshijnë Ukrainën, Komisionin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Katarin, sipas një vendimi presidencial të publikuar në "Gazetën Zyrtare".
Sipas vendimit të nënshkruar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Türkiyes dhe Ukrainës, e nënshkruar në Kiev më 3 shkurt 2022, hyri në fuqi më 1 tetor 2026.
Vendimi konfirmoi se dy marrëveshje që përfshijnë Komisionin Evropian hynë në fuqi më 8 shtator 2026.
Këto përfshijnë shtojcën e katërt dhe notat diplomatike përkatëse të marrëveshjes së financimit për Programin Vjetor të Veprimit të Türkiyes për vitin 2016, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA II) si dhe protokollin e ndryshimit të marrëveshjes së financimit për Programin Vjetor të Veprimit të Türkiyes për vitin 2020.
Marrëveshja ndërmjet qeverisë turke dhe Sekretariatit të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), Protokollit të Kiotos dhe Marrëveshjes së Parisit, në lidhje me konferencën e klimës COP31, hyri në fuqi më 22 korrik 2026.
Ndërkohë, një marrëveshje teknike ndërmjet Türkiyes dhe Katarit, që ka të bëjë me dislokimin e përkohshëm të avionëve ushtarakë të Katarit dhe personelit mbështetës në territorin turk, hyri në fuqi më 30 shtator 2022.























