Kosovë, gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sipas informacioneve fillestare, mbetjet janë hasur gjatë punimeve në një zonë të kësaj komune ndërsa menjëherë janë njoftuar autoritetet përkatëse.
Autoritetet kosovare kanë gjetur mbetje mortore në Komunën e Rahovecit për të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së luftës së fundit në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sipas informacioneve fillestare, mbetjet janë hasur gjatë punimeve në një zonë të kësaj komune ndërsa menjëherë janë njoftuar autoritetet përkatëse.
"Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë", thuhet në raportin policor.
Autoritetet kanë bërë të ditur se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit.
Në Kosovë, që nga lufta e fundit 1998-1999, vazhdon të mos dihet fati edhe i mbi 1.500 personave të zhdukur nga lufta.