Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Begaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me hapjen e bisedimeve për kapitujt e përfshirë në grupkapitullin e fundit për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE.

By
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së / TRT Balkan

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se hapja e bisedimeve për grupkapitullin e fundit të negociatave shënon një moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). 

Begaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me hapjen e bisedimeve për kapitujt e përfshirë në grupkapitullin e fundit për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE.

"Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe shënon një fazë të re reformash më të thella në bujqësi, siguri ushqimore, zhvillim rajonal dhe menaxhim të burimeve", ka shkruar Begaj.

Shqipëria ka hapur sot bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në grupkapitullin 5 "Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet".

Shqipëria synon të përfundojë negociatat deri në vitin 2027, ndërkohë synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.