BOTA
1 minuta leximi
Qindra qytetarë të Parisit në mbështetje të Gazës dhe Flotiljes Globale Sumud
Anijet miniaturë prej letre në protestë, që mbanin mesazhe të tilla si "Lironi Palestinën" dhe "Ndaloni Gjenocidin", tërhoqën vëmendjen gjatë demonstrimit.
Qindra qytetarë të Parisit në mbështetje të Gazës dhe Flotiljes Globale Sumud
Qindra qytetarë të Parisit në mbështetje të Gazës dhe Flotiljes Globale Sumud / AA
14 Shtator 2025

Qindra demonstrues kanë mbajtur një protestë në Paris për të denoncuar sulmet izraelite ndaj Gazës dhe për të treguar mbështetjen e tyre për Flotiljen Globale Sumud që po shkon drejt enklavës palestineze për të thyer bllokadën izraelite.

Protestuesit, e organizuar nga kolektivi CAPJPO-EuroPalestine, marshuan midis stacionit të metrosë Gobelins dhe sheshit Place d’Italie.

Demonstruesit gjatë protestës mbanin flamuj palestinezë, banderola dhe anije simbolike prej letre me ngjyrat e flamurit palestinez.

Anijet miniaturë prej letre në protestë, që mbanin mesazhe të tilla si "Lironi Palestinën" dhe "Ndaloni Gjenocidin", synonin të tërheqin vëmendjen ndaj katastrofës humanitare në Rripin e Gazës.

Demonstruesit gjithashtu brohoritnin parulla që bënin thirrje për heqjen e bllokadës së Gazës dhe u mbajtën fjalime që dënonin përkeqësimin e krizës humanitare.

Lufta e Izraelit në enklavë që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 64.800 palestinezë dhe ka shkatërruar enklavën.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë