30 Janar 2026
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha sot se beson se një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë mund të jetë afër, edhe pse pranoi armiqësinë e thellë midis udhëheqësve të të dy vendeve.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se armiqësia personale dhe politike midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit rus Vlladimir Putin ka komplikuar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.
“Zelenskyy dhe Putin e urrejnë njëri-tjetrin dhe kjo e bën shumë të vështirë. Por, mendoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje”, tha Trump.
TË REKOMANDUARA
Ai nuk dha detaje për përmbajtjen e diskutimeve në vazhdim.
“Mendoj se kemi një shans të mirë për ta zgjidhur”, shtoi presidenti amerikan.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë











