| albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Siljanovska-Davkova-Pellegrini: Sllovakia, një nga mbështetëset më besnike të integrimit evropian
"Sllovakia është një nga mbështetëset tona më besnike dhe të përkushtuara afatgjata të integrimit evropian, me një angazhim të qartë si kristali ndaj nevojës për zgjerim të BE-së", tha presidentja e Maqedonisë së Veriut.
Siljanovska-Davkova-Pellegrini: Sllovakia, një nga mbështetëset më besnike të integrimit evropian
Siljanovska-Davkova-Pellegrini: Sllovakia, një nga mbështetëset më besnike të integrimit evropian
14 Tetor 2025

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ndodhet sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidenti sllovak u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e më pas u zhvillua një takim kokë më kokë me presidenten Siljanovska-Davkova dhe një takim plenar i të dyja delegacioneve.

Gjatë vizitës, ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Ekonomisë të të dyja vendeve, Timço Mucunski dhe Vlladimir Shimonjak, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, i cili pritet të hapë mundësi të reja për investime dhe partneritete biznesi.

Pas nënshkrimit pasoi konferencë e përbashkët për mediat nga të dy presidentët.

"Sllovakia është një nga mbështetëset tona më besnike dhe të përkushtuara afatgjata të integrimit evropian, me një angazhim të qartë si kristali ndaj nevojës për zgjerim të BE-së", deklaroi presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova në konferencën me homologun e saj sllovak Peter Pellegrini.

Ajo tha se Sllovakia e bën këtë jo vetëm brenda kornizës së Grupit të Vishegradit, por edhe përmes pjesëmarrjes së saj aktive në grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor dhe me takimin e sotëm.

"Ne të dy ndajmë mendimin se zgjerimi duhet të bazohet në kriteret e Kopenhagës, nga të cilat nuk duhet të ikim. Kjo do të thotë se duhet të bazohet në meritë dhe në rezultate, dhe jo të varet nga kushte të tjera politike irracionale që në një farë mënyre e uzurpojnë procesin e integrimit evropian", tha Siljanovska-Davkova.

Presidentja Siljanovska-Davkova tha se politika e jashtme dhe e sigurisë e Maqedonisë së Veriut, është e njohur nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe të gjitha institucionet dhe zyrtarët e tyre në BE dhe është plotësisht në përputhje me atë të BE-së.

"Ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive në sigurinë kolektive dhe rajonale sepse ajo siguri është edhe siguria jonë", tha Siljanovska-Davkova. Ajo theksoi se nevojitet një bashkëpunim më i madh, besim i ndërsjellë dhe solidaritet, jo vetëm brenda BE-së dhe NATO-s, por edhe brenda Kombeve të Bashkuara.

Takimi i sotëm, siç tha ajo, është një konfirmim se ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, si shprehje e vullnetit dhe vendosmërisë së ndërsjellë për t'i thelluar ato në të ardhmen.

"Marrëdhëniet politike vlerësoheshin dhe vlerësohen sot si jashtëzakonisht të mira. Dëshiroj bashkëpunim më të mirë ekonomik, por për këtë qëllim e përshëndes nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim Ekonomik dhe pres që ai të hapë mundësi të reja për projekte, investime dhe partneritete biznesi", tha Siljanovska-Davkova.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hetues turq mbërrijnë në Kroaci për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit
Qytetarët e Shkupit kërkojnë drejtësi për 63 viktimat e zjarrit në Koçan
Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë
Nëna e djalit të vrarë për “Sarajevo Safari”: Çfarë përbindëshash vrasin njerëz për argëtim
Firmoset “Deklarata e Antalias” mes vendeve anëtare të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine