Një koalicion organizatash myslimane për të drejtat civile u mblodh jashtë Gjykatës së Lartë të ShBA-së për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të Salah Sarsourit, një lider i komunitetit palestinez që jeton në ShBA prej më shumë se 30 vitesh dhe që u ndalua nga Shërbimi i Emigracionit dhe Doganave (ICE) më 30 mars.
Sarsouri, kreu i Shoqatës Islame të Milwaukee dhe anëtar bordi i “American Muslims for Palestine”, u ndalua nga më shumë se 10 agjentë të ICE-së ndërsa po drejtonte makinën pranë shtëpisë së tij më 30 mars, sipas Shoqatës Islame të Milwaukee.
Ai fillimisht u dërgua në një qendër ndalimi në Çikago, përpara se të transferohej në një tjetër në Indiana.
Grupi tha se ai ka qenë banor i përhershëm i ligjshëm në ShBA për më shumë se 32 vite.
Organizata si CAIR, Këshilli i Organizatave Myslimane në ShBA dhe të tjera, mbajtën gjithashtu një konferencë të përbashkët për shtyp të hënën për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të Sarsourit, duke thënë se ai po merret në shënjestër për shkak të mbështetjes së tij për Palestinën.






















