| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosova: Nga 1 nëntori fillon kontrolli i bizneseve onlajn
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Kusari-Lila tha se të gjitha bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime onlajn duhet të përfundojnë regjistrimin dhe të pajisen me certifikatën e regjistrimit.
Kosova: Nga 1 nëntori fillon kontrolli i bizneseve onlajn
Kosova: Nga 1 nëntori fillon kontrolli i bizneseve onlajn/ FB/ Mimoza Kusari Lila

Ministrja kosovare e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se nga 1 nëntori do të fillojë kontrolli për bizneset që operojnë onlajn.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Kusari-Lila tha se të gjitha bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime online, duhet të përfundojnë regjistrimin dhe të pajisen me certifikatën e regjistrimit të biznesit deri më 31 tetor 2026.

“Nga 1 nëntori 2026, do të nisin kontrollet nga inspektorët përkatës ndaj bizneseve që operojnë online dhe kompanive postare, për të verifikuar dokumentacionin dhe zbatimin e kërkesave ligjore. Nuk mund të ketë konkurrencë të drejtë kur disa biznese i respektojnë rregullat, ndërsa të tjerat i shmangin ato. Formalizimi i tregtisë online mbron konsumatorët, garanton transparencë dhe krijon kushte të barabarta për të gjithë. Regjistrohuni me kohë. Ligji zbatohet për të gjithë, pa përjashtim”, shkroi Ministrja kosovare e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.