Nga 6 maji deri më datën 17 maj 2026 do të jetë i hapur afati për të aplikuar për regjistrim për qytetarët që synojnë të votojnë nga jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme të 7 qershorit 2026.
Qytetarët me të drejtë vote jashtë territorit të Kosovës mund të votojnë në dy mënyra: përmes postës dhe në përfaqësitë diplomatike kosovare në vende të huaja.
Votimi nëpërmjet postës do të jetë i hapur për 12 ditë me radhë, nga data 25 maj deri më 6 qershor. Derisa, votimi në përfaqësi diplomatike bëhet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, pra më 6 qershor, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes.
Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2026 ishin mbi 70 mijë aplikime për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.
Sot në Kosovë gjithashtu nis edhe periudha që i ofron mundësinë votuesve të ndryshojnë qendrën e votimit brenda komunës ku ata banojnë.




















