| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Qetësohet situata me vërshimet në Kosovë, ka nisur rënia e nivelit të ujit
“Pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bjerë, ndërsa në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente”, tha agjencia AME.
Qetësohet situata me vërshimet në Kosovë, ka nisur rënia e nivelit të ujit
Qetësohet situata me vërshimet në Kosovë, ka nisur rënia e nivelit të ujit / Reuters
9 Janar 2026

Situata aktuale e vërshimeve në territorin e Kosovës është e qetë, stabile dhe e menaxhueshme.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e vendit  në raportin e saj të fundit ka njoftuar se sipas qendrave operative emergjente dhe strukturave zjarrfikëse dhe të shpëtimit në terren, situata është përmirësuar krahasuar me ditët e kaluara.

“Pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie, ndërsa në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente”, tha agjencia AME.

AME-ja ka raportuar për secilën komunë veç e veç, ku në të gjitha gjendja është stabilizuar dhe nuk ka nevojë për intervenime, megjithëse monitorimet dhe ndihma për qytetarët e evakuuar po vazhdon.

Agjencia gjithashtu ka bërë të ditur se reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona, duke ftuar qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët malore dhe ato dytësore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kosovë, krerët e shtetit bëjnë homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut
Prishtinë, me mbështetjen e Yunus Emre mbahet aktiviteti "Të rinj që kodojnë të ardhmen"
Spiropali vizitë në Kiev: Rikonfirmojmë mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës
Londra po shqyrton me kujdes përgjigjen pasi Rusia dëboi një diplomat britanik
Kryeparlamentari Peleshi vazhdon vizitën në Itali: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së
Presidenti i Shqipërisë, Begaj: Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj
Dëshmitari i Masakrës së Reçakut: Shpresa është shumë e vogël se drejtësia do të shkojë në vend
Komandanti i KFOR-it, Ulutas, priti në takim emisarin e BE-së për dialogun, Sorensen
Kurti pret ish-ambasadorin Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut
Mbahet takimi i liderëve të partive politike në Maqedoninë e Veriut
Peleshi: Italia mbetet një partnere strategjike dhe një aleate e fuqishme e Shqipërisë
Kurti i shpreh emisarit Sorensen gatishmërinë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Rama: Besojmë se në fund të vitit 2028 do të pavarësohemi, nuk do të blejmë energji nga jashtë
Sorensen: Duhet të sigurohemi që të dyja palët Kosovë-Serbi të ulen dhe të bisedojnë
Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë
Rama nderohet me medaljen më të lartë gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe
Specialja: Të dhënat nga Serbia nuk janë domosdoshmërisht të besueshme
KQZ-ja merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Spiropali dënon sulmet e fundit në Ukrainë, paralajmëron vizitë në Kiev
Kosovë, Avokati i Popullit i shpreh shqetësime kryetares së Gjykatës Speciale