Qetësohet situata me vërshimet në Kosovë, ka nisur rënia e nivelit të ujit

“Pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bjerë, ndërsa në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente”, tha agjencia AME.

By
Qetësohet situata me vërshimet në Kosovë, ka nisur rënia e nivelit të ujit / Reuters

Situata aktuale e vërshimeve në territorin e Kosovës është e qetë, stabile dhe e menaxhueshme.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e vendit  në raportin e saj të fundit ka njoftuar se sipas qendrave operative emergjente dhe strukturave zjarrfikëse dhe të shpëtimit në terren, situata është përmirësuar krahasuar me ditët e kaluara.

“Pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie, ndërsa në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente”, tha agjencia AME.

AME-ja ka raportuar për secilën komunë veç e veç, ku në të gjitha gjendja është stabilizuar dhe nuk ka nevojë për intervenime, megjithëse monitorimet dhe ndihma për qytetarët e evakuuar po vazhdon.

Agjencia gjithashtu ka bërë të ditur se reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona, duke ftuar qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët malore dhe ato dytësore.