Presidenti turk pret shefin e OKB-së në Ankara, i dorëzon çmimin ndërkombëtar të paqes

Erdoğan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë t'i mbështesë nismat për ta bërë OKB-në më gjithëpërfshirëse dhe tha se nuk mund të ketë zhvillim, paqe apo stabilitet pa drejtësi.

By
Presidenti turk pret shefin e OKB-së në Ankara, i dorëzon çmimin ndërkombëtar të paqes / AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Erdoğan dhe Guterres u fotografuan pasi shtrënguan duart, ndërsa shefi i OKB-së përshëndeti Njësinë Ceremoniale të Regjimentit të Gardës Presidenciale me thënien "Përshëndetje ushtarë".

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, Erdoğan dhe Guterres vazhduan në takimin e tyre.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i dha në Ankara Guterresit, Çmimin Ndërkombëtar të Paqes “Ataturk”.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Erdoğan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë t’i mbështesë nismat për ta bërë OKB-në më gjithëpërfshirëse dhe tha se nuk mund të ketë zhvillim, paqe apo stabilitet pa drejtësi.

Presidenti turk u zotua se vendi i tij do të vazhdojë të punojë me durim dhe vendosmëri pavarësisht përpjekjeve për të minuar shpresat në procesin diplomatik ShBA-Izrael-Iran.

Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe këshilltari kryesor i presidentit për politikën e jashtme dhe sigurinë, Akif Cagatay Kilic, gjithashtu morën pjesë në takim.