Protesta në Berlin kundër sulmit të Izraelit ndaj anijes “Madleen”

Demonstruesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të 12 aktivistëve të arrestuar gjatë ndalimit të anijes që synonte thyerjen e bllokadës izraelite në Gaza.

Protesta në Berlin kundër sulmit të Izraelit ndaj anijes “Madleen” / AA

Qindra qytetarë u mblodhën para Këshillit të Qytetit në Berlin, në Sheshin Neptunbrunnen, për të protestuar kundër sulmit izraelit ndaj anijes civile humanitare “Madleen” që ishte nisur drejt Gazës.

Demonstruesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të 12 aktivistëve të arrestuar gjatë sekuestrimit të anijes.

Anija “Madleen” ishte pjesë e një iniciative ndërkombëtare humanitare dhe transportonte ndihma jetike për popullsinë e Gazës, përfshirë qumësht të përshtatur për foshnja dhe pajisje mjekësore.

Megjithëse anija ndodhej në ujërat ndërkombëtare, forcat izraelite e ndaluan dhe e drejtuan atë drejt portit të Ashdodit, duke shkaktuar reagime të forta nga aktivistë ndërkombëtarë, organizata për të drejtat e njeriut dhe shtete të ndryshme, përfshirë Türkiyen, Francën dhe Spanjën.

Organizatorët e protestës në Berlin u shprehën se do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi komunitetin ndërkombëtar deri në fund të bllokadës izraelite ndaj Gazës dhe sulmeve ndaj ndihmave humanitare.