| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Transporti publik i Prishtinës mund të rikthehet në punë nga nesër
Murati e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për dezinformata se gjoja ministria nuk po e bën alokimin e mjeteve.
Transporti publik i Prishtinës mund të rikthehet në punë nga nesër
Transporti publik i Prishtinës mund të rikthehet në punë nga nesër / TRT Balkan

Ministri në detyrë i Financave, i Punës dhe i Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë alokuar 2,7 milionë euro për pagesën e operatorëve të transportit publik në Prishtinë, sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për të hyrat vetjake.

Murati tha se këto mjete janë proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25,9 milionë eurove të projekteve kapitale.

Ai tha se vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të enjten në mbrëmje për të hyrat vetjake, sipas legjislacionit në fuqi fillimisht duhej të kalonte verifikimin e ligjshmërisë, proces ky që bëhet nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Murati e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për dezinformata se gjoja ministria nuk po e bën alokimin e mjeteve.

“Në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen. Gjithsesi, uroj që komuna t’i ketë vlerësuar saktë obligimet financiare në kategorinë mallra dhe shërbime, kur ka vendosur të ndajë vetëm 2,7 milionë euro dhe tash t’i shlyejë të gjitha borxhet që ka ndaj operatorëve të transportit publik, e me këtë të marrë fund edhe farsa për gjoja bllokadën e pretenduar”, ka shtuar Murati.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës kërkoi sërish nga ministri Murati që t’i transferojë të hollat në xhirollogarinë e Komunës. Rama tha se Komuna po pret transferimin e mjeteve nga Ministria pasi javën e kaluar votuan bartjen e mjeteve në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Megjithatë, Rama në një tjetër status pas lajmërimit të ministrit Murati për alokimin e 2,7 milionëve, tha se Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do ta vazhdojë punën të martën jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave.

Kjo pagesë e bërë nga Ministria e Financave për komunën do t’u hapë rrugës pagesave të faturave të pashlyera të Komunës së Prishtinës dhe fundit të grevës nga punëtorët e transportit publik të kryeqytetit.

Transportuesit publikë kanë protestuar për një javë e një ditë shkaku i borxheve nga komuna ndaj tyre, duke e lënë kryeqytetin kosovar pa shërbime të transportit publik.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Hoxha: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe sigurinë
Vuçiq do të japë dorëheqje “pasi t'i shpallë zgjedhjet parlamentare” në Serbi
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me mesazh se kujtimi i Srebrenicës është detyrim civilizues
Gruaja nga Srebrenica kërkon babanë dhe vëllanë e saj prej më shumë se 30 vitesh
Kosovë, PDK-ja do të qëndrojë në opozitë edhe për një mandat
Kosova mbyll Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, do t’i jepet në shfrytëzim Danimarkës
Beqiroviq në OKB: Mohimi i Gjenocidit të Srebrenicës është "akt anticivilizues"
KFOR-i Turk dhuron pajisje edukative për kopshtin e një shkolle në Prizren
Begaj në Luginën e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare, pjesë e vlerave evropiane
Arkivolet me mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u përcollën nga Visoko
Pas 30 vitesh, viktima e gjenocidit Nuko Nukiq do të varroset në Potoçari
Fillon afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Ekipi turk Muğlaspor transferon futbollistin shqiptar Jurgen Çelhaka
Kurti: BE-ja ka miratuar 206.4 milionë euro fonde për Kosovën
Siljanovska-Davkova: Parimet e NATO-s duhet të zbatohen edhe në BE
Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutas
Mickoski-Kos: Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Evropian si anëtare me të drejta të plota
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve
Ministrja e Jashtme rumune: Türkiye është partneri kryesor në sigurinë e Detit të Zi
Shkup, hapet ekspozita "Ayasofya - Drita e Heshtjes"