| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump: Të shtënat fatale ndaj protestuesve në Minneapolis nuk justifikohen
"Nuk duhej të kishte ndodhur", tha Trump në lidhje me vrasjen e Alex Pretti dhe Rene Good.
Trump: Të shtënat fatale ndaj protestuesve në Minneapolis nuk justifikohen
Trump: Të shtënat fatale ndaj protestuesve në Minneapolis nuk justifikohen / Reuters
5 Shkurt 2026

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se vrasja me armë e dy protestuesve në Minneapolis nga oficerë ligjzbatues të imigracionit nuk ishte e justifikuar.

I pyetur nga një gazetar gjatë një interviste në Zyrën Ovale nëse mendon se vrasja e Alex Prettit dhe e Renee Good është justifikuar, Trump tha: "Jo. Nuk mendoj. Nuk duhej të kishte ndodhur".

"Ishte një incident shumë i trishtueshëm, dy incidente, dhe e dini, përmendën njërin, tani nuk e përmendin tjetrin. Por mendoj se të dy ishin të trishtueshëm", tha ai gjatë intervistës për NBC News.

Protesta kundër operacioneve të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe kundër të shtënave nga agjentët federalë të imigracionit po zhvillohen prej më shumë se një muaji në shtetin Minnesota.

Demonstratat u përshkallëzuan dhe u përhapën në mbarë vendin pas vrasjes së Prettit, një infermier 37-vjeçar i kujdesit intensiv, nga oficerët e imigracionit më 24 janar, si dhe pas vrasjes së Goodit, një nënë 37-vjeçare e tre fëmijëve, më 7 janar.

Vrasja e Prettit rriti tensionet, ndërsa udhëheqësit lokalë dhe shtetërorë kërkuan hetime të pavarura dhe ngritën pikëpyetje mbi bashkëpunimin federal me autoritetet.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
UNICEF-i: Të paktën 20 fëmijë sudanezë u vranë në janar
Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike
Mamdani kufizon me urdhër ekzekutiv qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e Nju Jorkut
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën
Franca thotë se një operacion rus synoi ta lidhë Macronin me çështjen Epstein
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë
Pakistan, të paktën 31 të vrarë nga shpërthimi në kryeqytetin Islamabad
Kryeministri Carney: Türkiye është një “partner jetik” për Kanadanë
Hillary Clinton kërkon seancë dëgjimore publike përpara dëshmisë në hetimin mbi Epsteinin
Si një makinë e kuqe nga Azerbajxhani u bë simbol i solidaritetit turk pas tërmetit të vitit 2023?
Panairi i Librit në Damask rikthehet nën Presidentin al Sharaa: “Një fillim i ri me vlerë”
Izraeli godet Libanin mes shkeljeve të armëpushimit
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it
Përdoruesit e inteligjencës artificiale arrijnë në 602 milionë në Kinë
I dërguari amerikan Witkoff: Rusia dhe Ukraina ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur lufte
Ministri i Jashtëm francez mbërrin në Damask në ndalesën e parë të turneut rajonal
Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për dialog me ShBA-në
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë shkurton shërbimet, shkak mungesa e fondeve
Australia shmang thirrjet për arrestimin e presidentit izraelit gjatë vizitës
Holandë, dhjetë komuna u gjobitën për kryerjen e hulumtimeve mbi komunitetet myslimane