| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Hidhet shorti i raundit "play-off" në UEFA Ligën e Kampionëve, Galatasaray përballë Juventusit
Shorti për raundin "play-off" të 1/8-ës në kompeticionin numër një të futbollit evropian në nivel klubesh u hodh në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Hidhet shorti i raundit "play-off" në UEFA Ligën e Kampionëve, Galatasaray përballë Juventusit
Hidhet shorti i raundit "play-off" në UEFA Ligën e Kampionëve, Galatasaray përballë Juventusit / TRT Balkan
30 Janar 2026

Janë përcaktuar përballjet e raundit "play-off" të 1/8-ës në UEFA Ligën e Kampionëve. 

Shorti për raundin "play-off" të 1/8-ës në kompeticionin numër një të futbollit evropian në nivel klubesh u hodh në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Përfaqësuesi i vetëm turk në turne, Galatasaray, do të luajë kundër ekipit italian Juventusit. Ekipi "verdhekuq" do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi ndërsa ndeshjen e kthimit në transfertë.

Nëse Galatasaray eliminon Juventusin në këtë raund, në fazën e 1/8-ës do të përballet me ekipin anglez Tottenham ose Liverpool.

Ndeshjet e raundit "play-off" të 1/8-ës do të luhen më 17-18 dhe 24-25 shkurt. Fituesi i Ligës së Kampionëve do të caktohet me ndeshjen finale që do të zhvillohet të shtunën, më 30 maj, në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Përballjet në raundin "play-off" të 1/8-ës janë si më poshtë:

Galatasaray (Turqi) - Juventus (Itali)

Monaco (Francë) - Paris Saint-Germain (Francë)

Benfica (Portugali) - Real Madrid (Spanjë)

Qarabag (Azerbajxhan) - Newcastle United (Angli)

Bodo/Glimt (Norvegji) - Inter (Itali)

Borussia Dortmund (Gjermani) - Atalanta (Itali)

Club Brugge (Belgjikë) - Atletico Madrid (Spanjë)

Olympiakos (Greqi) - Bayer Leverkusen (Gjermani)​​​​​​​


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë