Rrëzohet dron pranë një shtëpie në Bagdad

Incidenti ndodhi në lagjen Al-Jihad të kryeqytetit irakian; nuk raportohet për viktima.

By
Rrëzohet dron pranë një shtëpie në Bagdad / TRT Balkan

Burimet të sigurisë njoftuan se një dron është rrëzuar pranë një shtëpie në kryeqytetin Bagdad të Irakut herët të mërkurën.

Sipas Agjencisë Anadolli (AA) që citon burimet e sigurisë, mjeti ajror pa pilot (UAV) ra pranë një banese në lagjen Al-Jihad të qytetit.

Nuk raportohet për viktima.

Videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë banorë që mblidhen në lagje pas rrëzimit të dronit.

Dëshmitarët raportuan gjithashtu se dëgjuan zhurma shpërthimesh në disa lagje të tjera të Bagdadit.

Ky incident vjen pas sulmeve të përsëritura me dronë që kanë synuar bazën ushtarake amerikane “Victoria”, në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, në disa pika të kryeqytetit janë vendosur kontrolle sigurie.

Tensionet rajonale janë intensifikuar që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, ku raportohet se janë vrarë mbi 1.200 persona, përfshirë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei, mbi 150 nxënëse të një shkolle fillore dhe zyrtarë ushtarakë të lartë.

Irani ka reaguar me sulme me dronë dhe raketa, të cilat synojnë qytete izraelite dhe vende që presin asetet ushtarake amerikane në rajon, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.