Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi prefekturën Kumamoto në jugperëndim të Japonisë është rritur në 28, njoftoi sekretari i përgjithshëm i kabinetit, Minoru Kihara.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan në një qendër tregtare të shembur dhe në një fabrikë letre të dëmtuar, pasi një tërmet me magnitudë 7,1 goditi të martën ishullin kryesor jugor të Japonisë, Kyushu, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Linja e trenit me shpejtësi të lartë Kyushu Shinkansen, midis stacioneve Kumamoto dhe Kagoshima-Chuo, mbetet e pezulluar, ndërsa autoritetet vazhdojnë të vlerësojnë dëmet.
Megjithatë, operatori shpreson të rifillojë të sot shërbimin e trenit me shpejtësi të lartë midis stacionit Chikugo-Funagoya në prefekturën Fukuoka dhe stacionit Kumamoto.
Mijëra familje mbetën pa energji elektrike ose ujë, duke shtuar shqetësimet për gjendjen e të evakuuarve.
Qeveria e prefekturës Kumamoto bëri të ditur se, deri të enjten në mëngjes, më shumë se 10.000 persona po qëndronin në qendrat e evakuimit.
Pasgoditjet vazhduan në zonë edhe pas tërmetit.

















