| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Bashkëpunimi në mbrojtje mes Türkiyes dhe Rumanisë do të forcojë “sigurinë kolektive” të NATO-s
Gorgun priti zv/kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Rumanisë, Radu Miruța dhe delegacionin e tij në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS), në kuadër të Samitit të NATO-s 2026 dhe Forumit të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s.
Bashkëpunimi në mbrojtje mes Türkiyes dhe Rumanisë do të forcojë “sigurinë kolektive” të NATO-s
Bashkëpunimi në mbrojtje mes Türkiyes dhe Rumanisë do të forcojë “sigurinë kolektive” të NATO-s/ AA

Kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Türkiyes, Haluk Gorgun, ka deklaruar se forcimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes mes Türkiyes dhe Rumanisë do të rrisë kapacitetet e përbashkëta të dy aleatëve dhe do të kontribuojë në sigurinë kolektive të NATO-s.

Gorgun priti zv/kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Rumanisë, Radu Miruța dhe delegacionin e tij në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS), në kuadër të Samitit të NATO-s 2026 dhe Forumit të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s në Ankara.

“Besoj se shtyerja edhe më tej e këtij partneriteti të fortë do të japë kontribut të rëndësishëm në kapacitetet tona të përbashkëta dhe në sigurinë kolektive të Aleancës”, shkroi Gorgun në një postim në rrjetin social amerikan X.

Gjatë vizitës, delegacioni rumun u njoh me projektet kombëtare të Türkiyes në industrinë ajrore dhe hapësinore, infrastrukturën e prodhimit dhe kapacitetet e teknologjisë së lartë.

“Ishte kënaqësi të prisja Shkëlqesinë e Tij, Radu Dinel Miruta, zv/kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes Kombëtare i Rumanisë, si dhe delegacionin e tij në TUSAS”, tha ai.

“Korveta ‘CAm. Roman’, e dorëzuar Marinës Rumune qershorin e kaluar, është një pasqyrim konkret i nivelit që ka arritur bashkëpunimi ynë strategjik mes këtyre dy aleatëve të NATO-s”, shtoi ai.

Görgün po ashtu theksoi se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes mes Türkiyes dhe Rumanisë ka vazhduar të thellohet përmes projekteve konkrete dhe dorëzimeve.

Ai falënderoi gjithashtu zv/kryeministrin Miruța për vizitën dhe diskutimet frytdhënëse, duke theksuar se Türkiye do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes me vendet mike dhe aleate përmes një qasjeje strategjike.