Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna

Tetëmbëdhjetë komuna janë pjesë e balotazhit për kryetar sot në Kosovë.

By
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna / AA

Qytetarët në Kosovë do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur njërën nga dy kandidatët  potencialë për udhëheqjen e ardhshme katërvjeçare.

Pjesë e garës janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.

Një milion e 316 mijë e 672 qytetarë kanë të drejtën e votës në këto 18 komuna. Ky numër i votuesve është i shpërndarë në 507 qendra votimi, me gjithsej 1.628 vendvotime, të cilat do të hapen u hapën në 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Dy orë pas hapjes së qendrave të votimit në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 26 mijë e 86, apo 1.98% të numrit të përgjithshëm.

Votuesit që votojnë jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar tashmë në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, kanë pasur mundësi të votojnë me postë nga 27 tetori deri më 8 nëntor. Votuesit me nevoja të veçanta kanë pasur mundësi të regjistrohen për të votuar nga data 29 tetori deri më 4 nëntor.

Kujtojmë, këto janë zgjedhje të rregullta komunale me mandat katërvjeçar për kryetar. Në raundin e parë është votuar për kryetar dhe asamblistë të komunave.