| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Mucunski-Tajani do të diskutojnë për Korridorin 8 dhe Ballkanin Perëndimor
“Unë dhe homologu im italian, Antonio Tajani, do të jemi bashkëpritës të kësaj ngjarje, ku shpresojmë të mund të diskutojmë jo vetëm për Korridorin 8, por edhe për Ballkanin Perëndimor...”, tha kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
Mucunski-Tajani do të diskutojnë për Korridorin 8 dhe Ballkanin Perëndimor
Mucunski-Tajani do të diskutojnë për Korridorin 8 dhe Ballkanin Perëndimor / AA

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka bërë të ditur se në margjinat e takimit ministror të NATO-s, do të ketë një diskutim të rëndësishëm për Korridorin 8, i cili siç tha ai, ka rëndësi kyçe politike dhe sigurie për përmirësimin e lidhshmërisë, por gjithashtu edhe për mobilitetin strategjik ushtarak.

Mucunski këto komente i bëri gjatë mbërritjes në takimin e sotëm të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.

“Unë dhe homologu im italian, Antonio Tajani, do të jemi bashkëpritës të kësaj ngjarje, ku shpresojmë të mund të diskutojmë jo vetëm për Korridorin 8, por edhe për Ballkanin Perëndimor, ku ka ndikim të madh nga Rusia, Kina dhe gjithashtu nga aktorë të tjerë të interesuar”, theksoi Mucunski.

Sa i përket takimit ministror, Mucunski theksoi se do të flitet për zbatimin e asaj që u dakordua në Samitin e NATO-s në Hagë, për planet për forcimin e gatishmërisë së aleancës, si dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës, në kushte kur shihet një moment dhe një dritare mundësish për arritjen e paqes, për të cilën, siç tha ai, janë të përkushtuar tërësisht sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, si dhe gjithë ekipi i tyre.

“E shohim këtë dritare të qartë mundësish për arritjen e një paqeje të tillë dhe sigurisht do të qëndrojmë në mbështetje të këtij momenti ekzistues”, shtoi ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Fillon Java e Kulturës Turke në Shqipëri
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës
NATO-ja: Angazhimi i KFOR-it mbetet konstant, pavarësisht zhvillimeve që priten këtë javë në Kosovë
Fundoset varka me emigrantë në ishullin grek, një i vdekur dhe 25 të zhdukur
Begaj vizitë në EBA, diskutohen zgjerimi i investimeve dhe partneriteti
KFOR-i turk dhuron çanta shkollore për nxënës në disa komuna të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Kurti, u bën thirrje partive politike për zgjidhjen e çështjes së presidenti
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor
Kuvendi i Kosovës zgjedh Qeverinë e re, Albin Kurti rizgjidhet kryeministër
Konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kosovë, protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
27 vjet në pritje, familja e doktorit Adem Ademi ende pret përgjigje për fatin e tij
Hoxha: Më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me partnerë të ngushtë me të cilët ndajmë vlera
Shqipëria përgatitet për Javën e Kulturës Turke
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ervin Demo propozohet nga kryeministri Rama për postin e ministrit të Brendshëm
Shtetasit e huaj në Shqipëri për 6 muaj shpenzuan 2,38 miliardë euro
Greqia raporton 324 raste rekord të virusit të Nilit Perëndimor, numri i të vdekurve rritet në 30
Kroacia dhe Bullgaria bllokojnë specat nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të pesticideve
Remitancat në Shqipëri arritën në 621 milionë euro në gjysmën e parë të 2026