Hetues turq mbërrijnë në Kroaci për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit
Sipas Agjencisë Kroate për Hetimin e Aksidenteve në Trafikun Ajror, Detar dhe Hekurudhor (AIN), procesi hetimor do të zgjasë disa muaj, e ndoshta deri në një vit.
Hetues nga Türkiye pritet të përfshihen në hetimin e rrëzimit të avionit Air Tractor AT-802A, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve të Türkiyes, që u rrëzua më 13 nëntor, pranë fshatit Krivi Put, afër qytetit Senj në Kroaci.
Sipas Agjencisë Kroate për Hetimin e Aksidenteve në Trafikun Ajror, Detar dhe Hekurudhor (AIN), procesi hetimor do të zgjasë disa muaj, e ndoshta deri në një vit, për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
Televizioni publik kroat HRT raportoi se hetuesit kanë marrë disa pjesë të avionit për analiza teknike.
Avioni ishte ngritur nga Aeroporti i Rijekës në një fluturim rrethor drejt Zagrebit dhe më pas do të kthehej, por u rrëzua gjatë kthimit.
Në bord ndodhej vetëm piloti, një shtetas 45-vjeçar turk, i cili humbi jetën në vend.