OKB-ја rinovon mandatin e UNRWA-s, Maqedonia e Veriut voton kundër, Shqipëria abstenon

Sipas rezultatit, 151 shtete votuan për, 10 votuan kundër dhe 14 abstenuan. Mes tyre, Maqedonia e Veriut votoi kundër, ndërsa Shqipëria abstenoi.

By
OKB-ја rinovon mandatin e UNRWA-s, Maqedonia e Veriut voton kundër, Shqipëria abstenon / TRT Balkan

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të rinovuar mandatin e agjencisë për refugjatët palestinezë, UNRWA, për tre vite të tjera, deri më 2029, me shumicë dërrmuese pro.

Sipas rezultatit, 151 shtete votuan për, 10 votuan kundër dhe 14 abstenuan. Mes tyre, Maqedonia e Veriut votoi kundër, ndërsa Shqipëria abstenoi.

Votimi vjen në mes të një krize serioze humanitare për palestinezët, pasi Izraeli ka ndaluar aktivitetet e UNRWA-s në territoret palestineze.

Në tetor 2024, parlamenti izraelit, Knesset, miratoi ligje që ndalojnë çdo aktivitet të UNRWA-s në tokat e Izraelit, përfshirë Kudsin Lindor dhe territoret e pushtuara.

Organizatat ndërkombëtare dhe vende të shumta e kanë dënuar ndalimin, duke e konsideruar si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe si një kërcënim të madh për refugjatët palestinezë.