| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Kallas: Rusia planifikon më shumë akte sabotimi kundër demokracive evropiane
"Vendet evropiane duhet të jenë në gjendje të veprojnë para se të ndodhin sulme të tilla", tha shefja e politikës së Jashtme te BE-së, Kaja Kallas.
Kallas: Rusia planifikon më shumë akte sabotimi kundër demokracive evropiane
Kallas: Rusia planifikon më shumë akte sabotimi kundër demokracive evropiane

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas deklaroi sot se Rusia po planifikon "më shumë akte sabotimi" dhe sulme kundër demokracive evropiane, duke bërë thirrje për vigjilencë dhe veprime parandaluese më të mëdha.

"Ne shohim në inteligjencë se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulme kundër demokracisë sonë për të ndarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos ndihmojnë Ukrainën. Pra, kjo është diçka që ata e kanë në mendje dhe ne duhet ta mbajmë këtë në mendje edhe për t'iu kundërvënë këtyre kërcënimeve", tha Kallas përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes së BE-së në Bruksel.

"Vendet evropiane duhet të jenë në gjendje të veprojnë para se të ndodhin sulme të tilla", shtoi ajo.

Ministrat e Mbrojtjes së BE-së do të diskutojnë lidhur me përgjigjen e bllokut ndaj sulmeve hibride, përfshirë një protokoll të propozuar emergjence që do të aktivizohet në përgjigje të çdo kërcënimi që synon shtetet anëtare.

Ajo tha se takimi do të trajtojë gatishmërinë e mbrojtjes evropiane, mbështetjen për Ukrainën dhe situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Lidhur me aftësitë mbrojtëse evropiane, Kallas tha se investimet e BE-së në mbrojtje janë rritur, por mbeten boshllëqe të konsiderueshme në aftësi dhe fokusi tani duhet të jetë në mbushjen e këtyre boshllëqeve.

Lidhur me Lindjen e Mesme, Kallas tha se operacioni detar i BE-së "Aspides" kërkon mjete shtesë, veçanërisht anije të afta për të shoqëruar anijet përmes Ngushticës së Bab el-Mandebit. Ajo tha se BE-ja do të diskutojë nëse anijet e ofruara ndaj "koalicionit të veçantë të të vullnetshmëve" mund t'i caktohen përkohësisht operacionit "Aspides".

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Izraeli revokon statusin e diplomatëve holandezë në Ramallah, Holanda e quan të panevojshëm
Pasiguria në Ngushticën e Hormuzit ushtron presion mbi tregjet globale, rritet sërish çmimi i naftës
Ministri finlandez i Mbrojtjes: Finlanda e detyruar të bashkëpunojë në mbrojtje me Izraelin
Mediat izraelite: Netanyahu zhvilloi vizitë sekrete në Abu Dhabi, takohet me presidentin e EBA-së
Holanda kritikon "përpjekjet për të minuar" Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin
Presidenti ukrainas dhe shefi i NATO-s diskutojnë furnizimin e Kievit me raketa "Patriot"
BE-ja në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Ishte kërcënim serioz i sigurisë në rajon
Spanja bën thirrje për reformë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dënon gjenocidin në Gaza
Zelenskyy: Ukraina mbështet idenë që Türkiye të presë takim trepalësh për negociatat e paqes
Erdoğan në OKB: Një përkujtim për shtetësinë palestineze dhe një shtytje për reforma globale
Presidenti sirian: Negociatat me Izraelin ishin pranë marrëveshjes, por pala izraelite u tërhoq
Kryesuesi i Presidencës së BeH - OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar dështoi ndaj gjenocidit në Gaza
Guterres: Mbështetja për zgjidhjen me dy shtete duhet të shkojë përtej fjalëve
Kryeministri kroat kritikon Serbinë në OKB për nderimet ndaj kriminelit të dënuar të luftës Mlladiq
Trump: ShBA-ja dhe Irani zhvilluan një takim “shumë të mirë”, së shpejti pritet një tjetër
Trump sulmon mediat pas padisë lidhur me qasjen e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë
Macron dhe Trump bisedojnë për Ukrainën, Detin e Kuq dhe Hormuzin
Al-Sharaa takohet me komunitetin sirian në ShBA gjatë vizitës për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Shefat e inteligjencës evropiane: Operacionet ruse kundër NATO-s mund të intensifikohen