Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Gjashtëmbëdhjetë palestinezë, përfshirë ish-të burgosur u arrestuan nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve.

Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor / Reuters

Ushtria izraelite arrestoi 16 palestinezë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Qendra Mediatike e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet e Bregut Perëndimor, Nablus, Qalqilya, Tulkarim, Ramallah dhe Khalil, këtë mëngjes.

Gjashtëmbëdhjetë palestinezë, përfshirë ish-të burgosur u arrestuan nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve.

Ushtria izraelite shkatërron dyqanin e riparimit të automjeteve

Ndërkohë, ushtria izraelite shkatërroi një dyqan riparimi automjetesh dhe përmbajtjen e tij në qytetin Dura të Bregut Perëndimor.

Dëshmitarët okularë raportuan se një njësi izraelite, e shoqëruar nga buldozerë, e shkatërroi dyqanin me arsyetimin se "i mungonte dokumentacioni zyrtar".