| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye harmonizon standardet e makinerive me BE-në për të rritur eksportet
Harmonizimi rregullator “i hap rrugën sektorit turk të makinerive që të përfitojë nga lëvizja e lirë e mallrave në tregjet evropiane”.
Türkiye harmonizon standardet e makinerive me BE-në për të rritur eksportet
Türkiye harmonizon standardet e makinerive me BE-në për të rritur eksportet

Ministria turke e Tregtisë njoftoi se është nënshkruar një deklaratë që konfirmon përfundimin e harmonizimit të Türkiyes me legjislacionin e BE-së për sigurinë e makinerive, në përmbushje të kërkesave të Unionit Doganor. 

Harmonizimi rregullator “i hap rrugën sektorit turk të makinerive që të përfitojë nga lëvizja e lirë e mallrave në tregjet evropiane”.

Tashmë Ankaraja mund të caktojë organe të akredituara të vlerësimit të konformitetit brenda Türkiyes, duke u mundësuar eksportuesve turq të makinerive t’i kryejnë në vend procedurat e vlerësimit të konformitetit dhe certifikimit, në vend që të mbështeten te institucionet e huaja.

Vlerësimet e kryera në vend do të njihen me të njëjtat kushte si ato të kryera nga prodhuesit e BE-së. Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm drejt thjeshtimit të proceseve teknike dhe administrative me të cilat përballen eksportuesit turq kur hyjnë në tregun e përbashkët evropian.

Kostot financiare dhe barra administrative që lidhen me këto procedura rregullatore do të ulen ndjeshëm. Sipas raportimeve, harmonizimi do të sjellë përfitime për eksportet turke të makinerive drejt BE-së, të cilat kapin vlerën e më shumë se 10 miliardë dollarëve në vit.

Sipas ministrisë, shitjet e makinerive përbëjnë 10 për qind të vëllimit të përgjithshëm të eksporteve të Türkiyes drejt BE-së.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë