| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve
Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar këto javë se menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve do të nisin negociatat për formimin e institucioneve.
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve/ Foto: AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 në Kosovë.

Në mbledhjen e KQZ-së, kryesuesi i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, tha se certifikimi vjen pasi sipas vendimeve të fundit nga Gjykata Supreme nuk ka pasur ndonjë obligim për KQZ-në dhe të gjitha ankesat janë refuzuar.

Sipas rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 53 ulëse në Kuvend dhe 47,13 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë 22 deputetë në legjislaturën e re, ndërsa mori 19,44 për qind.

Partia e tretë më e madhe ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila ka siguruar 18 mandate dhe 16,69 për qind.

Lista Serbe do të ketë 9 ulëse dhe ka fituar 5,40 për qind. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përfaqësohet me shtatë deputetë dhe ka marrë 6,,74 për qind.

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) do të ketë dy deputetë dhe ka marrë 0,70 për qind, ndërsa nga një ulëse do të kenë partitë tjera nga minoritetet etnike.

“9 vota për, certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, theksoi Radoniqi.

Tani, nga dita e sotme, deputetët kanë kohë 30 ditë për thirrjen e seancës konstituive.

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar këto javë se menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve do të nisin negociatat me partitë politike për formimin e institucioneve.

Lëvizja Vetëvendosje mund ta bëjë e vetme qeverinë e re, mirëpo i duhet ndihma nga partitë tjera, për votimin e presidentit të ri. Për presidentin e ri sipas Kushtetutës duhen 80 vota në dy runde, apo në rundin e tretë duhet të jenë të pranishëm në sallë 80 deputetë ndërsa 61 prej tyre të votojnë një emër.

LVV-ja dështoi së gëzuari mbështetjen e partive tjera për presidentin e ri gjatë marsit të këtij viti dhe ky ishte shkaku që vendi automatikisht shkoi në zgjedhje të reja.

Eksploro
Gjendje epidemike në Gostivar: Arrestohen tre drejtues të NP "Komunalec"
Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore fillestare për Masakrën e Reçakut
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut takon homologun e tij turk në Ankara
Hoxha takim me zyrtarë të lartë të DASh-it: Angazhohemi për forcimin e partneritetit strategjik
Në Bosnje e Hercegovinë përkujtohen 6 të rinjtë nga Srebrenica, në 31-vjetorin e vrasjes së tyre
Kryediplomati serb: Hapja e dialogut strategjik, hap historik për marrëdhëniet Serbi-ShBA
Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik
Kosovë, seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e saj deri më 20 tetor
Policia Kufitare e Shqipërisë shpëtoi 11 emigrantë
Hoxha - Gjuriqi në Uashington: Të hidhet poshtë retorika që nxit tensione
Hoxha: Dhuna politike është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë
Mucunski në Uashington kërkon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër "terrorizmit politik"
Kosova padit ministren serbe Paunoviq mbi deklaratat e saj për "spastrim etnik"
Këshilli i Bashkimit Evropian emëron shefin e ri të EULEX-it në Kosovë
Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si njësi monetare
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë me iniciativë për shkarkimin e ministres Paunoviq
Kos e konsideron të paimagjinueshëm faktin që Paunoviq është ende ministre në Serbi
Shqipëria prezanton Qendrën e re të Komandës dhe të Kontrollit në kuadër të projektit “Smart City”