Shqipëri: Bllokim treditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, BeH-së dhe Serbisë

Administrata Doganore bën të ditur se situata do të ndiqet në kohë reale dhe do të jepen njoftime të mëtejshme në varësi të zhvillimeve.

By
Shqipëri: Bllokim treditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, BeH-së dhe Serbisë / ATA

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë informoi sot se në tri ditët e ardhshme do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në kalimet doganore drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Sipas DPD-së, masa vjen si pasojë e një greve të paralajmëruar të transportuesve në këto vende, e cila pritet të zhvillohet në datat 14–16 prill.

Përjashtim nga kufizimet do të bëhet vetëm për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, për rastet emergjente, si dhe për lëvizjen e automjeteve.

Administrata Doganore bën të ditur se situata do të ndiqet në kohë reale dhe do të jepen njoftime të mëtejshme në varësi të zhvillimeve.