| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Plenkoviq hedh poshtë akuzat e Vuçiqit: Kroacia nuk ndërhyn në zgjedhjet e Serbisë
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i quajti qesharake dhe të pakuptimta pretendimet e Beogradit për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Serbi.
Plenkoviq hedh poshtë akuzat e Vuçiqit: Kroacia nuk ndërhyn në zgjedhjet e Serbisë
Plenkoviq hedh poshtë akuzat e Vuçiqit: Kroacia nuk ndërhyn në zgjedhjet e Serbisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, hodhi poshtë akuzat e Beogradit se Kroacia po ndërhyn në procesin zgjedhor në Serbi, duke i cilësuar ato si qesharake dhe të pakuptimta. Ai theksoi se mediat kroate janë të lira të raportojnë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Plenkoviq, para një samiti të BE-së sot në Bruksel, komentoi notën e protestës që Serbia i dërgoi Kroacisë për shkak të përmendjes së shpeshtë të Vuçiqit në mediat kroate. Ai vlerësoi se bëhet fjalë për një përpjekje për ta paraqitur Kroacinë si armike që ndërhyn në çështjet e brendshme politike të Serbisë.

“Duhet të pranoj se jam mjaft i befasuar nga një notë e tillë, pasi nuk e kam të qartë se kujt i është drejtuar. Mendoj se sërish bëhet fjalë për një lloj manipulimi që duhet të mbështesë tezën se Kroacia, si një armike gjysmë e jashtme e gjysmë e brendshme, po ndërhyn në procesin politik dhe në garën zgjedhore në Serbi, gjë që është krejtësisht e pakuptimtë. Kjo tezë promovohet prej kohësh”, tha Plenkoviq.

Ai theksoi se mediat në Kroaci janë të lira të raportojnë për temat që i konsiderojnë me rëndësi, duke shtuar se Kroacia nuk ndërhyn në fushatën zgjedhore në Serbi.

“Në vendin tonë mediet janë të lira dhe shkruajnë çfarë të duan. Serbia e ka fushatën e vet zgjedhore dhe le të merren me veten, le të merren me qytetarët e tyre. Kroacia nuk ndërhyn në këtë proces dhe kjo nuk është çështja jonë. Ka çështje që lidhen me vlerat, për të cilat Serbia duhet të përparojë, në vend që të na dërgojë nota”, tha kryeministri kroat.

Plenkoviq shtoi se nuk konsideron që raportimi i mediave kroate për Vuçiqin të ketë qenë veçanërisht problematik dhe hodhi poshtë mundësinë që Kroacia të ndikojë në çfarëdo mënyre në përmbajtjen e publikimeve të tyre.

“Nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi kësaj. Po përpiqem të kuptoj se çfarë kemi bërë ne, ndërsa nëse ata mendojnë se ne u diktojmë mediave kroate se çfarë të shkruajnë, ndonëse nuk kam vërejtur asgjë veçanërisht problematike, ky është problemi i tyre. Të them të drejtën, kjo më duket paksa qesharake”, përfundoi Plenkoviq.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i dërgoi dje një notë proteste Kroacisë, për shkak të asaj që, sipas medieve serbe, përbën ndërhyrjen më të rëndë në procesin zgjedhor në Serbi si dhe për shkak të raportimit gjithnjë e më të shpeshtë e të njëanshëm mbi situatën e brendshme politike në atë vend.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Tiranë, mbahet diskutim për jetën dhe veprën e shkrimtarit Omer Seyfettin
Kurti: Buxheti i vitit 2027 do ta përfshijë mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në apel
Vijojnë tensionet dhe përplasjet me policinë në ditën e tretë të protestave në Tiranë
Protesta e dytë në Shqipëri: 55 persona të arrestuar, 51 policë të lënduar
Pacientes nga Kosova i trajtohet çrregullimi i ritmit të zemrës në Türkiye
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takohet me liderët e Kosovës dhe homolog të rajonit
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Shkon në 11 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
ShBA-ja: Dialogu Strategjik me Kosovën mund të zhvillohet kur të krijohen kushtet e duhura
Gjenerali italian Roberto Vergori merr detyrën e Komandantit të KFOR-it
Qeveria e Kosovës formon grup pune për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së
Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
Policia e Kosovës konfiskon armë, granata dhe rreth 2 mijë fishekë në Zubin Potok
Shqipëria mbyll kapitullin e katërt në negociatat me BE-në
BE-ja i kërkon llogaridhënie Serbisë për mungesën e veprimeve ndaj përgjegjësve të sulmit në Banjskë
Konjufca në Varshavë, në fokus integrimi evropian dhe siguria e Kosovës
Protesta e studentëve shqiptarë para Ministrisë së Arsimit përshkallëzohet me përplasje me policinë
Presidentja Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan
Shkup, mbahet Punëtoria e 15-të Ndërkombëtare për Komunikimin me të Ardhmen