| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shkup, hapet ekspozita "Ayasofya - Drita e Heshtjes"
Drejtori i YEE-së në Shkup, Yunus Dilber tha se në këtë ekspozitë mund të shihen të gjitha detajet dhe veçoritë arkitekturore të Ayasofyas, një prej trashëgimive më të rëndësishme kulturore në botë.
Shkup, hapet ekspozita "Ayasofya - Drita e Heshtjes"
Shkup, hapet ekspozita "Ayasofya - Drita e Heshtjes" / AA

Në Shkup u hap ekspozita "Ayasofya- Drita e Heshtjes". Në kuadër të Festivalit të 47-të Vera e Shkupit, me mbështetjen e Institutit Yunus Emre (YEE) në Shkup, në hanin e periudhës osmane Suli An, u mbajt ceremonia e hapjes së ekspozitës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe vendore në vend si dhe artdashës.

Drejtori i YEE-së në Shkup, Yunus Dilber, në fjalën e tij tha se në këtë ekspozitë mund të shihen të gjitha detajet dhe veçoritë arkitekturore të Ayasofyas, një prej trashëgimive më të rëndësishme kulturore në botë.

Duke rikujtuar se ekspozita është organizuar më parë në Beograd dhe Zagreb, Dilber tha: "Si Instituti 'Yunus Emre', do të vazhdojmë të prezantojmë trashëgiminë kulturore të Turqisë para botës dhe të punojmë për këtë".

Drejtorеsha e Drejtorisë për Kulturë dhe Arte të Shkupit, Vasilija Çali falënderoi për pjesëmarrjen në Festival.

"Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me miqtë tanë të dashur nga Qendra Kulturore Turke 'Yunus Emre'. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj drejtorin e YEE-së dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, si dhe të uroj që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunime të suksesshme", tha ajo.

Ekspozita, ku marrin pjesë fotografi të fotografëve me famë botërore Izzet Keribar dhe Mehmed Ozçay, do të jetë e hapur për artdashësit për tre ditë.

Në kuadër të ekspozitës performoi edhe grupi "Makam Trio".

Festivali i 47-të Vera e Shkupit, në kuadër të të cilit organizohen aktivitete të ndryshme, do të përfundojë më 30 korrik.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Gjendje epidemike në Gostivar: Arrestohen tre drejtues të NP "Komunalec"
Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore fillestare për Masakrën e Reçakut
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut takon homologun e tij turk në Ankara
Hoxha takim me zyrtarë të lartë të DASh-it: Angazhohemi për forcimin e partneritetit strategjik
Në Bosnje e Hercegovinë përkujtohen 6 të rinjtë nga Srebrenica, në 31-vjetorin e vrasjes së tyre
Kryediplomati serb: Hapja e dialogut strategjik, hap historik për marrëdhëniet Serbi-ShBA
Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik
Kosovë, seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e saj deri më 20 tetor
Policia Kufitare e Shqipërisë shpëtoi 11 emigrantë
Hoxha - Gjuriqi në Uashington: Të hidhet poshtë retorika që nxit tensione
Hoxha: Dhuna politike është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë
Mucunski në Uashington kërkon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër "terrorizmit politik"
Kosova padit ministren serbe Paunoviq mbi deklaratat e saj për "spastrim etnik"
Këshilli i Bashkimit Evropian emëron shefin e ri të EULEX-it në Kosovë
Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si njësi monetare
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë me iniciativë për shkarkimin e ministres Paunoviq
Kos e konsideron të paimagjinueshëm faktin që Paunoviq është ende ministre në Serbi
Shqipëria prezanton Qendrën e re të Komandës dhe të Kontrollit në kuadër të projektit “Smart City”