| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kroacia konfirmon rritjen e numrit të ushtarëve në KFOR
“Planifikojmë të rrisim numrin e ushtarëve kroatë në 200”, ka thënë ministri kroat i Mbrojtjes, Anushiq.
Kroacia konfirmon rritjen e numrit të ushtarëve në KFOR
Kroacia konfirmon rritjen e numrit të ushtarëve në KFOR/ AA

Kroacia do ta rrisë numrin e ushtarëve pjesëmarrës në Misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, ka konfirmuar në Ankara ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq.

Ministri kroat Anushiq i bëri këto deklarata gjatë Samitit të NATO-s në kryeqytetin turk, Ankara.

“Planifikojmë të rrisim numrin e ushtarëve kroatë në 200, aq sa lejon vendimi i Saborit (Kuvendit të Kroacisë)”, ka thënë Anushiq.

Kroacia në kuadër të KFOR-it aktualisht ka rreth 130 trupa.

Anushiq, sipas mediave kroate, ka thënë se ky plan i Kroacisë vjen në kohën kur po mendohet për zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të ushtarëve në KFOR.

Sipas tij, planifikimi për ta rritur numrin e ushtarëve në Kosovë në këtë mision dëshmon se Kroacia e konsideron stabilitetin në Evropën Juglindore si një çështje kyçe të sigurisë.

“Unë gjithmonë nënvizoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të jetë fuqishëm e pranishme në atë hapësirë”, ka thënë Anushiq.

Disa javë më parë, NATO-ja njoftoi se do ta zvogëlojë praninë e trupave në Misionin e KFOR-it si rezultat i përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Rritja e pranisë së NATO-s kishte ndodhur pas dhunës që kishte shpërthyer në vitin 2023 në veri të Kosovës.

Eksploro
Gjendje epidemike në Gostivar: Arrestohen tre drejtues të NP "Komunalec"
Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore fillestare për Masakrën e Reçakut
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut takon homologun e tij turk në Ankara
Hoxha takim me zyrtarë të lartë të DASh-it: Angazhohemi për forcimin e partneritetit strategjik
Në Bosnje e Hercegovinë përkujtohen 6 të rinjtë nga Srebrenica, në 31-vjetorin e vrasjes së tyre
Kryediplomati serb: Hapja e dialogut strategjik, hap historik për marrëdhëniet Serbi-ShBA
Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik
Kosovë, seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e saj deri më 20 tetor
Policia Kufitare e Shqipërisë shpëtoi 11 emigrantë
Hoxha - Gjuriqi në Uashington: Të hidhet poshtë retorika që nxit tensione
Hoxha: Dhuna politike është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë
Mucunski në Uashington kërkon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër "terrorizmit politik"
Kosova padit ministren serbe Paunoviq mbi deklaratat e saj për "spastrim etnik"
Këshilli i Bashkimit Evropian emëron shefin e ri të EULEX-it në Kosovë
Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si njësi monetare
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë me iniciativë për shkarkimin e ministres Paunoviq
Kos e konsideron të paimagjinueshëm faktin që Paunoviq është ende ministre në Serbi
Shqipëria prezanton Qendrën e re të Komandës dhe të Kontrollit në kuadër të projektit “Smart City”