| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
INSTAT-i: Mbi 12,4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit që lamë pas
Shifra tregon një rritje vjetore prej 6,6 për qind krahasuar me vitin 2024, duke dëshmuar se trendi rritës i Shqipërisë si destinacion turistik dhe tranzit nuk ishte i përkohshëm.
INSTAT-i: Mbi 12,4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit që lamë pas
INSTAT-i: Mbi 12,4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit që lamë pas / ATA
23 Janar 2026

Shqipëria ka regjistruar rritje prej 6,8 për qind të turistëve të huaj që hynë në vend gjatë muajit dhjetor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Të dhënat vulosin bilancin vjetor: 12.466.038 shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit që lamë pas.

Shifra tregon një rritje vjetore prej 6,6 për qind krahasuar me vitin 2024, duke dëshmuar se trendi rritës i Shqipërisë si destinacion turistik dhe tranzit nuk ishte i përkohshëm.

Vetë gjatë muajit dhjetorit, 698.742 shtetas të huaj hynë në territorin e vendit, ndërsa daljet e tyre arritën në 638.680 persona, duke shënuar një rritje prej 5,5 për qind krahasuar me një vit më parë.

INSTAT-i bën të ditur se flukset e lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj drejt dhe nga Shqipëria vijuan të shënojnë rritje edhe gjatë muajit dhjetor 2025.

Gjatë muajit dhjetor 2025, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.542.889 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 7,0 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Ndërkohë, numri i daljeve nga territori i vendit ka arritur në 1.353.137 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 8,1 për qind më shumë krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT-it, hyrjet e shtetasve shqiptarë gjatë muajit dhjetor 2025 janë regjistruar në 844.147 persona, duke pësuar një rritje prej 7,1 për qind krahasuar me dhjetorin 2024. Edhe daljet kanë shënuar rritje. Gjatë dhjetorit 2025, nga Shqipëria kanë dalë 714.457 shtetas shqiptarë, ose 10,6 për qind më shumë krahasuar me dhjetorin 2024.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
McAllister: E vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet për Shqipërinë
Gonxhja: Shqipëria dhe Türkiye gëzojnë marrëdhënie të mira, reflektohen edhe në fushën e turizmit
Thaçi në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale: Jam plotësisht i pafajshëm
BE-ja: Kurti është zotuar të diskutojë për integrimin e strukturave paralele serbe në Kosovë
Miratohet deklarata e përbashkët e Tiranës për Korridorin VIII
Spiropali: Korridori VIII është aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane
Myftiu i Kosovës, Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari pastrohet nga gabimet
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin
Erdoğan uron Osmanin për Pavarësinë, riafirmon mbështetjen për Kosovën
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Takimi Kurti - Begaj në Prishtinë: Vullnet i përbashkët për thellim të raporteve ndërshtetërore
Qytetarët “pushtojnë” rrugët e Prishtinës, bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup
Ndeshja Shkëndija-Samsunspor do të drejtohet nga gjyqtari norvegjez Rohit Saggi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Qeverinë, paralajmëron grevë të përgjithshme në mars
Macut në Athinë: Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë
Kosovë, parakalojnë Trupat e FSK-së dhe Policisë për nder të Ditës së Pavarësisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë