| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur nga lufta në Kosovë
Në Kosovë mungojnë ende eshtrat e mbi 1.500 personave të zhdukur që nga lufta e fundit e vitit 1998-99.
Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur nga lufta në Kosovë
Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur nga lufta në Kosovë / AA

Në varrezat e qytetit të Vushtrrisë dje janë gjetur eshtra të një personi që dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për të ekzaminuar dhe identifikuar.

“Gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim", thuhet në raportin e Policisë.

Në Kosovë mungojnë ende mbi 1.500 personave të zhdukur që nga lufta e fundit e vitit 1998-99.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë