| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Pas emërimit si kryetare e Kuvendit, kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari, i lëshoi vendin Albulena Haxhiut e cila po vijon me seancën.
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenim Haxhiu u emërua kryetare e re e Kuvendit, ndërsa për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës duhet edhe emërimi i pesë nënkryetarëve, përfshirë ata nga minoritetet.

Pas emërimit si kryetare e Kuvendit, kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari, i lëshoi vendin Albulena Haxhiut e cila po vijon me seancën.

Më 8 gusht kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për procedimin në konstituimin e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk do të ketë formim të institucioneve tjera, Qeverisë dhe Kuvendit pa një marrëveshje për presidentin e ri të vendit.

Për votimin e presidentit të ri të Republikës së Kosovës, duhen 80 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit, në dy rundet e para, ndërsa në rundin e tretë emri i ri i presidentit mund të miratohet edhe me vetëm 61 vota, por me prezencën e 80 deputetëve në sallën plenare.

LDK-ja i ofroi LVV-së votën e saj pa kushte për presidentin, vetëm që ai të jetë një kandidat konsensual dhe me këtë rast, Bekim Sejdiu ishte emri për të cilin u pajtuan të dy partitë, por, më vonë gjashtë deputetë brenda LDK-së dolën kundër këtij propozimi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë