| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kroacia miraton ligjin për viza afatgjata për shoferët profesionistë nga Maqedonia e Veriut
"Kroacia miratoi ligjin me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata", tha zv/kryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski.
Kroacia miraton ligjin për viza afatgjata për shoferët profesionistë nga Maqedonia e Veriut
Kroacia miraton ligjin për viza afatgjata për shoferët profesionistë nga Maqedonia e Veriut / AA

Kroacia miratoi ligjin me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski.

"Ky është një hap përpara në zgjidhjen e problemit që doli me vendosjen e sistemit EES në zonën Shengen. Ky ligj do të ndihmojë shumë shoferët profesionistë maqedonas", shkroi Nikolloski në rrjetet sociale.

Ai shtoi se ky është realizim i marrëveshjes me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës të Kroacisë, Oleg Butkoviq, në janar të këtij viti.

"Zvicra tashmë lëshon viza afatgjata. Presim që edhe shtete të tjera të bashkohen. Vazhdojmë drejt zgjidhjeve konstruktive për shoferët tanë profesionistë", shtoi Nikolloski.

Shoferët profesionistë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, në janar mbajtën protesta në pikat kufitare si reagim ndaj sistemit të ri evropian për menaxhimin e kufijve – sistemit hyrje/dalje (EES).

Sistemi i ri i Bashkimit Evropian (BE), EES, më 10 prill u bë plotësisht funksional në të gjitha pikat kufitare të jashtme të zonës Shengen.

Ky sistem zëvendëson praktikën tradicionale të vendosjes së vulave në pasaporta me evidencë digjitale të lëvizjes së udhëtarëve që nuk janë shtetas të BE-së.