Vuçiq takon admiralin e NATO-s Wikoff, flasin për bashkëpunim duke ruajtur neutralitetin ushtarak

Vuçiq njoftoi në Instagram se gjatë takimit theksoi rëndësinë e misionit të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, veçanërisht sa i përket mbrojtjes së komunitetit serb në Kosovë.

By
Vuçiq takon admiralin e NATO-s Wikoff, flasin për bashkëpunim duke ruajtur neutralitetin ushtarak / AA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua të premten në Beograd me komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin George Wikoff. Biseda u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Aleancës, duke ruajtur njëkohësisht neutralitetin ushtarak të vendit.

Vuçiq njoftoi në Instagram se gjatë takimit theksoi rëndësinë e misionit të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, veçanërisht sa i përket mbrojtjes së komunitetit serb në Kosovë.

Sipas tij, stabiliteti në rajon varet nga dialogu i vazhdueshëm dhe ndërtimi i besimit të ndërsjellë mes aktorëve.

Presidenti serb theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë kornizën për praninë e forcave ndërkombëtare dhe situatën e sigurisë në Kosovë.

Vuçiç shtoi se Serbia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me NATO-n përmes programit Partneriteti për Paqe, por duke respektuar plotësisht interesat e saj kombëtare, sovranitetin dhe politikën e neutralitetit ushtarak.