Gjashtë efektivë të Policisë së Shqipërisë u lënduan në protestën e opozitës të dielën
Sipas MShMS-së, katër efektivë policie janë paraqitur në Spitalin e Traumës, ndërsa dy të tjerë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Gjashtë efektivë policie u lënduan gjatë protestës së gjashtë kombëtare të Partisë Demokratike në Tiranë, e zhvilluar të dielën, njoftoi MShMS-ja.
Sipas MShMS-së, gjendja e efektivëve paraqitet e qëndrueshme.
Gjatë protestës, mbështetësit e opozitës kanë sulmuar me fishekzjarre dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera, ku mbetën të lënduar gjashtë efektivë. Ndërkohë, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.
Në muajt e fundit, në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare. Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e tyre.
Sipas Partisë Demokratike, opozitës i është mohuar fjala në parlament gjatë muajve të fundit dhe, sipas saj, protestat organizohen edhe kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.